Dukagjini liron gjashtë futbollistë nga kontrata

Futboll

Dukagjini liron gjashtë futbollistë nga kontrata

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 11:55
Dukagjini liron gjashtë futbollistë nga kontrata

KF Dukagjini nga Klina me të mbaruar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll kanë filluar të mendojnë për merkaton e dimrit që pritet të vije shumë shpejt.

Nga klubi kanë nisur largimet e futbollistëve, vetëm disa ditë prej se kampionati elitar ka shkuar në pushim dimëror.

Mesfushori, Erblind Mulaj ishte i pari që njoftoi në llogarinë e tij në Facebook se është larguar nga Dukagjini.

Përveç Mulajt, ‘Hithat’ kanë liruar edhe pesë futbollistë të saj që ishin në skuadër deri më tani.

Demokracia nga burime brenda klubit të Dukagjinit merr vesh se Ermal Vitija, Jozef Kuqi, Art Zenunaj, Abedin Merlaku dhe Rinor Kuçi janë lojtarët e tjerë të liruar nga klubi klinas. Gazeta mëson se ky i fundit është liruar, pasi do të udhëtojë në Gjermani për arsye familjare.

Klubi nga ’18 Qershori’ që është mjaftë mirë e organizuar në Superligën e Kosovës në futboll nuk do të rri ‘duarkryq’ në merkaton e janarit, ndërsa kanë në cak disa futbollistë.

Dukagjini e mbylli stinorin vjeshtor në elitën e futbollit me 18 pikë në pozitën e tetë tabelore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat