Lojtari më i paguar në Shqipëri një dështim

Futboll

Lojtari më i paguar në Shqipëri një dështim

Më: 4 janar 2022 Në ora: 11:18
Lojtari më i paguar në Shqipëri një dështim

Ergys Kaçe drejt largimit nga Partizani, pasi ka dështuar si transferim.

“Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se klubi i kuq dhe mesfushori po negociojnë për një ndërprerje të kontratës me konsensus.

28-vjeçari i cili erdhi me bujë në merkaton e verës, nuk ka mundur dot që të nxirrte në pah të gjithë potencialin dhe aftësitë e tij me “demat e kuq”, teksa në 13 ndeshje të zhvilluara në Kategorinë Superiore ai nuk ka shënuar dhe nuk ka dhuruar asnjë asist.

CV-ja e Ergys Kaçes është e pasur teksa përveç Partizanit ai gjithashtu ka mbajtur veshur fanellën e Arisit, AEL Larisas, Panathinaikosit, PAOK-ut dhe Epanomit.

Ai është një nga lojtarët më të paguar në Superioren Shqiptare, ku viti i yij tejkalon shumën e 100 mijë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat