Nagelsmann: Shumë futbollistë luajtën jashtë roleve të tyre

Futboll

Nagelsmann: Shumë futbollistë luajtën jashtë roleve të tyre

Më: 8 janar 2022 Në ora: 17:36
Nagelsmann: Shumë futbollistë luajtën jashtë roleve të tyre

Borussia Monchengladbach është shndërruar në një “mace të zezë” për Bayernin e Mynihut, pasi në tre përballjet e këtij sezoni, u ka marrë një barazim dhe i ka mposhtur dy herë, duke i eliminuar edhe nga Kupa e Gjermanisë, pas atij triumfi turpërues 5-0.

Mbrëmjen e djeshme skuadra e Adi Hutter ia doli të triumfojë 1-2 në “Allianz Arena”, duke bërë që bavarezët ta nisin vitin me humbje, ndërsa këtë herë trajneri Nagelsmann ka gjetur justifikim te mungesat e shumta për shkak të koronavirusit.

“Ne vinim në këtë takim me shumë mungesa për shkak të koronavirusit.

Shumë futbollistë luajtën jashtë roleve të tyre dhe për më tepër, disa prej tyre nuk kishin gjendjen e duhur fizike për të përballuar këtë 90-minutësh.

Kam parasysh Kimmich dhe Sabitzer, të cilët kishin përkatësisht 10 dhe 9 ndeshje pa luajtur. Që të dy “ishin të vdekur” pas minutës së 60 dhe ishte e pamundur që të bënim më mirë. Ndoshta mund ta kishim menaxhuar më mirë lojën, pasi morëm avantazhin, por pas përmbysjes, u komplikua gjithçka”, deklaroi Nagelsmann.

Pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë të vitit 2022, bavarezët mbeten favoritët kryesorë për titullin kampion në Gjermani, pasi kryesojnë me 43 pikë, të ndjekur nga Borussia Dortmund me 34 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat