Traore i bashkohet klubit londinez!?

Futboll

Traore i bashkohet klubit londinez!?

Më: 22 janar 2022 Në ora: 11:41
Traore i bashkohet klubit londinez!?

Arrihet marrëveshja në parim mes Tottenhamit dhe Wolves për Traoren

Tottenham Hotspur po e mbyllë transferimin e Adama Traores nga Wolverhampton Wanderers.

Ka disa javë që dy skuadrat janë në bisedime me anësorin dhe duket se marrëveshja po finalizohet.

Sipas asaj që raporton Foot365, Spurs do të paguajnë 24 milionë euro për kartonin e tij.

Antonio Conte kërkon që lojtari të jetë në radhët e tij sa më shpejtë që të jetë e mundur, në mënyrë që të ketë sa më shumë lojtarë në dispozicion për ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

Për shkak të COVID-19, disa ndeshje të Spurs janë shtyrë, andaj ata i pret një orar tejet i ngjeshur.

Kështu, me kalimin e Traores te Tottenhami, Conte do të kishte më shumë opsione në sulm dhe do të mbështetej në një lojtar që ka shpejtësi dhe fizik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat