PSG - Real Madrid, sfidë që pritet me emocione

Futboll

PSG - Real Madrid, sfidë që pritet me emocione

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 11:24
PSG - Real Madrid, sfidë që pritet me emocione

Champions League, kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube rikthehet në fazën e tij më të nxehtë, atë të Play-Off.

Shorti rezervoi disa super përballje, e një prej tyre do të luhet pikërisht sonte, PSG – Real Madrid.

Ndeshja e parë do të luhet në “Parc des Princes”, ku padyshim vendasit do të synojnë një fitore, pse jo bindëse, për të shkuar me të qetë në “Santiago Bernabeu”.

“Parisienët” do të jetë të plotë në sulm, por të cunguar në mbrojtje, pasi Sergio Ramos nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për këtë ndeshje, gjithashtu edhe Bernat.

Në krahun tjetër, Real Madridi vjen i plotë, por ka ende frikë për gjendjen e Benzema dhe Ferland Mendy.

Sa i përket formacioneve të mundshme, të dyja ekipit do të rreshtohen në fushë me skemën 4-3-3. PSG me treshen e famshme në sulm, Neymar- Messi – Mbappe, ndërsa Real Madridi me Vini- Benzema – Asensio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat