Benzema mungon kundër Barcelonës

Futboll

Benzema mungon kundër Barcelonës

Më: 19 mars 2022 Në ora: 15:29
Benzema mungon kundër Barcelonës

Karim Benzema do të mungojë për ndeshjen kampionale ndaj Barcelonës.

Kjo për shkak se sulmuesi francez po vuan nga një lëndim, nga i cili nuk do të rikuperohet në kohë për të dielën.

Mungesa e tij dhe e Mendyt u konfirmua në konferencë për shtyp nga trajneri Carlo Ancelotti.

“Karim Benzema dhe Ferland Mendy nuk mund të luajnë të dielën. Benzema do të qëndrojë këtu javën e ardhshme për të punuar me ne.

Ne kurrë nuk morëm rrezikun më të vogël me të, as në Paris, ku ai ishte në gjendje të luante. Nesër nuk mund të luajë sepse nuk është stërvitur, ndjen pak siklet”, tha trajneri italian.

Momentalisht, diferenca e pikëve mes Barcelonës dhe Real Madridit është shumë e madhe, por ka ende lojë për t’u luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat