Italia “braktiset” nga yjet e saj, 6 futbollistë lënë grumbullimin e Azzzurrëve

Futboll

Italia “braktiset” nga yjet e saj, 6 futbollistë lënë grumbullimin e Azzzurrëve

Më: 27 mars 2022 Në ora: 09:30
Roberto Mancini

Maqedonia e Veriut i shkaktoi një nga mbrëmjet më të errëta Italisë në ndeshjen e “Play-Off” , ku kombëtarja italiane u mposht 0-1, me gol të shënuar në minutat e fundit, me Maqedoninë që preu biletën për në “Katar 2022.

Një eliminim që vazhdon e “djeg” te Azzzurrët të cilët panë të eliminoheshin nga Botërori dy herë radhasi, gjithsesi pas këtij zhgënjimi të madh, Kampionët e Europës do të zhvillojnë një ndeshje kundër Turqisë, një tjetër ekip i eliminuar nga Portugalia në fazën “Play-Off”.

Roberto Mancini duhet t’i bëjë llogaritë pa disa lojtarë në këtë takim, pasi 4 prej tyre kanë preferuar të lënë grumbullimin e kombëtares, ndërsa dy të tjerë për shkak dëmtimi.

Bëhet fjalë për Marko Verrattin i cili ka udhëtuar drejt Parisit për t’iu bashkuar PSG-së, ndërsa nuk bëhet e ditur arsyeja se pse mesfushori “braktisi” kombëtaren, teksa kësaj “braktisje” i janë shtuar edhe Lorenzo Insigne, Jorginho e Ciro Immobile.

Ndërkohë Gianluca Mancini dhe Domenico Berardi do të mungojnë për shkak dëmtimi, teksa po ashtu janë larguar nga grumbullimi i Azzurrëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat