Sot Sevilla – Real Madrid dhe PSG – Marseille

Futboll

Sot Sevilla – Real Madrid dhe PSG – Marseille

Më: 17 prill 2022 Në ora: 08:54
Sevilla – Real Madrid luhet sonte me fillim nga ora 21:00

Vazhdojnë ndeshjet në kuadër të xhiros 32 në La Liga dhe Ligue1, Real Madridi do të përballet me Sevillan, Paris Saint Germain pret Marseille.

Sot zhvillohet derbi i Spanjës, në mes Sevillas dhe Real Madridit dhe ai i Francës ndërmjet PSG – Marseille.

Real Madridi do të jetë mysafirë i Sevillas në ndeshjen e xhiros 32 në La Liga.

Do jetë përballje në mes ekipit që ka shënuar më së shumti gola në ligën spanjolle, Realit dhe atij që ka pranuar më së paku, Sevillas.

Pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante për të dy ekipet. Real Madridit i duhen pikët e plota që të mbajë distancën me ndjekësit më të afërt të tyre.

Ndërsa, Sevilla gjithashtu dëshiron fitoren, pasi kërkon të mbajë hapin për vendin e dytë me Barcelonën.

Ndeshje tjetër interesante është ajo në mes Paris Saint Germain – Marseille.

Do të jetë një përballje në mes vendit të parë dhe atij të dytë në Ligue 1.

Pritet të jetë një ndeshje mjaft intensive nga të dy ekipet, pasi janë në një formë të mirë këtë sezon në ligën franceze.

Sevilla – Real Madrid luhet sonte me fillim nga ora 21:00, ndërsa PSG – Marseille fillon në orën 20:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat