PSG e gatshme për t’ia ofruar Wengerit pozitën e drejtorit sportiv

Futboll

PSG e gatshme për t’ia ofruar Wengerit pozitën e drejtorit sportiv

Më: 25 prill 2022 Në ora: 20:49
Arsene Wengeri

Arsene Wengerit pritet t’i ofrohet pozita e drejtorit sportiv te Paris Saint-Germaini.

Drejtori sportiv aktual te klubi parisien, Leonardo, pritet të largohet nga kjo pozitë pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas “Le Parisen”, krerët e klubit të PSG-së do të nisin së shpejti bisedimet me Wengerin.

72-vjeçari nuk është angazhuar te asnjë klub që nga viti 2018, kur u largua nga pozita e trajnerit te Arsenali.

Ish-trajneri i Monacos nga viti 2019 është i punësuar në FIFA, në pozitën e Drejtorit për Zhvillim në shtëpinë më të madhe të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat