Walker dhe Stones udhëtojnë me skuadrën për ndeshjen ndaj Realit

Futboll

Walker dhe Stones udhëtojnë me skuadrën për ndeshjen ndaj Realit

Më: 3 maj 2022 Në ora: 16:52
Walker dhe Stones

Kyle Walker dhe John Stones kanë udhëtuar me skuadrën për ndeshjen ndaj Real Madridit, të mërkurën në “Santiago Bernabeu”.

Përkundër që u raportua se të dy mund të mungojnë për ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Champions Leagues, përmes një njoftimi zyrtar nga vetë klubit thuhet se të dy do të jenë të përfshirë në sfidën ndaj spanjollëve.

Në anën tjetër, për Real Madridin është kthyer mesfushori Casemiro, transmeton lajmi.net.

Ndeshja e parë në mes të skuadrave përfundoi me rezultat 4-3 në favor të “Qytetarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat