Messi vendos rekord edhe jashtë fushe

Futboll

Messi vendos rekord edhe jashtë fushe

Më: 4 maj 2022 Në ora: 15:04
Messi vendos rekord edhe jashtë fushe

Lionel Messi për rekord edhe jashtë fushës së futbollit, teksa fanella e veshur nga argjentinasi kur shënoi golin e 500-të në karrierë është shitur për shifrën e 425.000 eurove.

Goli i Messit përkoi në një El Classico të 23 prillit në vitin 2017, një sfidë të cilën katalanasit e fituan në Madrid kundër Realit me shifrat 2-3 me “pleshtin” që shënoi dy gola dhe festoi në një mënyrë krejtësisht të veçantë para publikut të Santiago Bernabeut.

Diçka e tillë e bëri edhe më tërheqëse fanellën e Messit me kompaninë Casa Goldin që më datë 13 prill hapi ankandin për ta shitur.

Sapo kaloi të gjithë testimet të cilat provuan origjinalitetin e fanellës, nisën edhe ofertat e para të cilat kalonin shifrën e 100.000 eurove derisa më datë 1 maj u arrit edhe pika kulmore e ankandit me një ofertë prej 425.000 euro, shifër e cila rezultoi të ishte fituese.

Në këtë formë, koleksionisti misterioz do të mund të shijoj dhe të personalizoj një nga fanellat të cilat faktojnë madhështinë e Lionel Messit, aq më tepër një bluzë e cila përkon edhe me një nga ndeshjet më spektakolare kundër Real Madrid.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat