Kritika të shumta, Modric i del në mbrojtje Mbappes

Futboll

Kritika të shumta, Modric i del në mbrojtje Mbappes

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 17:26
Luka Modric dhe Kylian Mbappe

Luka Modric ka thënë se nuk ka nevojë të “kryqëzohet” Kylian Mbappe për vendimin e tij për të refuzuar Real Madridin dhe për të qëndruar në Paris Saint-Germain.

Mbappe dukej i destinuar të largohej nga PSG në një transferim të lirë dhe t’i bashkohej kampionëve evropianë dhe spanjollë, por ai nënshkroi një kontratë të re me skuadrën franceze që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2025.

Lajmi zemëroi shumë në Spanjë, pasi presidenti i Ligës, Javier Tebas, denoncoi zgjatjen e kontratës së Mbappe si “një fyerje për futbollin” dhe paraqiti një ankesë në UEFA për PSG-në.

Megjithatë, Modric mbeti diplomatik në lidhje me vendimin e 23-vjeçarit për të refuzuar Real Madridin dhe thotë se klubi mund të lulëzojë edhe pa të.

“Mbappe vendosi ashtu siç vendosi, kjo është e drejta e tij dhe tani ai jeton me atë vendim”, ka thënë fillimisht Modric për Sportske.

“Të gjithë menduam se do të vinte tek ne, nuk ndodhi dhe – tani çfarë? Epo, ne nuk do ta kryqëzojmë djaloshin”.

“Mbappe është një lojtar i madh, por siç e përsëris gjithmonë, në çdo kontekst, asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se klubi. Reali është më i madhi, mbi çdo lojtar dhe kështu do të jetë gjithmonë”.

“Kush e di se çfarë mund të ndodhë nesër, e lëre më pas tre apo katër viteve në futboll? Vetëm koha do ta tregojë”, përfundoi kroati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat