Investime marramendëse, ja si do të duket stadiumi i Liverpoolit nga sezoni i ardhshëm

Futboll

Investime marramendëse, ja si do të duket stadiumi i Liverpoolit nga sezoni i ardhshëm

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 19:10
Stadiumi i Liverpool

Stadiumi i Liverpoolit, “Anfield Road” do të ketë kapacitet prej 61,000 ulëseve, pasi të përfundojë zgjerimi i pjesës “Anfield Road End” në verën e ardhshme.

Që nga fillimi i sezonit 2023/24, “Anfield” do të jetë shtëpia e 7,000 tifozëve shtesë, duke e bërë atë terrenin e katërt më të madh në Premier Ligë.

Kapaciteti i “Anfield Road End” do të rritet në 15,967 dhe stadiumi në përgjithësi në 61,015.

Me punën në nivelin e sipërm tani në vazhdim dhe në plan për hapjen madhështore në kohë për sezonin 2023/24, të gjithë tifozët e “Të Kuqve” duan të shohim saktësisht se si do të duket “Anfield” pas përfundimit.

Stadiumi tashmë krijon një pamje mbresëlënëse në horizontin e Liverpoolit, por stendat e reja prej 93 milionë eurosh do ta çojnë atë në një shkallë tjetër, duke u dukur mahnitëse, pavarësisht nëse e shikoni nga brenda apo jashtë.

Do të ketë ndryshime në zonën përreth me rrugën origjinale të ridrejtuar për të akomoduar madhësinë e madhe të stendës, duke përfshirë aksesin për këmbësorët dhe biçikletat.

Stenda përzihet në mënyrë të përkryer me dizajnin e stendës kryesore, ku të dyja janë mbikëqyrur nga “KSS Architects”, duke krijuar një tranzicion të qetë nga cilido drejtim që i afroheni stadiumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat