Maldini i gjen ekip të birit! Detajet

Futboll

Maldini i gjen ekip të birit! Detajet

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 17:15
Maldini

Lajme sa i perket daljeve nga Milani ne kete merkato: Daniel Maldini është shumë pranë transferimit te Verona ne formulen e huazimit. Këto ditë dy klubet kanë diskutuar për të gjetur një marrëveshje, duke gjetur një marrëveshje me formulën e huazimit pa te drejte blerje, siç raporton CalcioMercato.com.

Dje, kuqezinjte arriten te siguronin kalimin e Lorenzo Colombo me huazim me te drejte blerje dhe riblerje te ekipi i sapongjitur ne Serie A, Lecce. Sakaq, po sot ka ardhur zyrtarizimi nga Turqia se Leo Duarte ka firmosur per 4 vite me Istambul Basaksehir dhe Milani perfiton rreth 2.5-3 mln euro.

Por, le te kthehemi te Daniel Maldini. Mesfushori i ri sulmues i Milanit jetoi një sezon pa shkëlqim, mes ulje-ngritjeve. Tifozët e Djallit do ta mbajnë mend mirë megjithatë golin e tij në La Spezia ndaj skuadrës së Thiago Motta-s dhe festen e babait të tij Paolo nga tribuna.

Vetëm Paolo (Maldini) do të ishte entuziast për zgjedhjen e Danielit për të zbarkuar te Verona, një destinacion ku ai do të jetë në gjendje të gjejë më shumë vazhdimësi dhe të rritet përpara se të ndërmarrë hapin e radhës mes të mëdhenjve.

Në takimin e zhvilluar është përmendur edhe emri i Marco Brescianinit, mesfushorit të lindur në vitin 2000, i cili sezonin e kaluar luajti në Monza, por nuk mundi të shprehej sa më mirë. Falë marrëdhënieve të mira mes dy klubeve, edhe ky biznes tjetër mund të evoluojë dhe arrihet akordi, duke nderuar Milanin.

Synimi i menaxhmentit është të hollojë pak skuadrën përpara dhe më pas të sjellë afrimne të tjera. Emrat kryesorë mbeten ata të Hakim Ziyech të Chelseat dhe Charles De Keteleare. Pa harruar Renato Sanches, qe sipas medieve italiane, mund te zbarkoje per 10 mln dhe bonuse ne Milanello.

Nderkohe, sot nisen stervitjen Origi qe u prezantua dje dhe Messias, i cili u ble nga Crotone per 4.5 mln euro dhe u zyrtarizua dje pas sezonit si huazim te Milani ku la gjurme ne disa ndeshje dhe u shpall kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat