Intelektualët drejt Mitrovicës

Futboll

Intelektualët drejt Mitrovicës

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 19:00
Intelektualët drejt Mitrovicës

Skuadra e Dritës e fillon rrugëtimin në Superligën e Kosovës në udhëtim te Trepça 89, në stadiumin Riza Lushta të shtunën me fillim nga ora 17:00.

Drita nuk do të jetë e vetme në këtë përballje, tifozët e tyre Intelektualët 1998 kanë paralajmëruar udhëtimin e parë për këtë edicion, duke qenë afër skuadrës së Dritës e cila xhiron e parë e luan në Mitrovicë.

"Të Shtunën marrim rrugën drejtë Mitrovicës!

Këtë të Shtune, Drita e luan ndeshjen e radhës, e cila është e para për kampionatin e ri. Fillimi i një tjetër kampionati, Intelektualët i gjen gati dhe të motivuar, pas një rrugëtimi impresionues në arenën evropiane.

Në këtë fundjavë i ftojmë të gjithë antarët tanë, djemtë e qytetit dhe çdo tifoz të Dritës, të na bashkangjitet për një tjetër udhëtim të paharrueshëm.

Mblidhemi te stadiumi i qytetit ‘Selami Osmani’, nga ku në ora 14:20 nisemi për në Mitrovicë", njoftojnë Intelektualët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat