Shqipëria zhgënjen! Shaqiri dhe Xhaka me Zvicrën tronditin Spanjën 

Futboll

Shqipëria zhgënjen! Shaqiri dhe Xhaka me Zvicrën tronditin Spanjën 

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 20:37 Përditësuar në ora: 20:37 më 24.09.2022
Pamje nga ndeshja Izraeli - Shqipëria

Shqipëria zhgënjeu, humb hapin për vend të parë

(E plotësuar) - Kombëtarja e Shqipërisë zhgënjeu në stadiumin "Bloomfield" në Tel Aviv.

Izraeli ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në përballje me kuqezinjtë. 

Një humbje që dhemb shumë dhe humbin hapin për kreun e tabelës në Grupin 2 të Ligës së Kombeve, Divizioni B. 

Izraelitët morën tre pikë falë gabimit në mbrojtjen shqiptare. 

Në minutën e 6-t, Armando Broja pati një mundësi të pastër për të shënuar gol. Ai ishte brenda zonës së gjashtë metrave, i vetëm ku u përpoq që ta fuste topin në këndin e poshtëm të djathtë, por u mohua nga një pritje e shkëlqyer e portierit Glazer.

Shqipëria është me fat në minutën e 32-t. 

Futbollisti Abada i del topi pas një përplasje dhe tenton portën nga pozicion i favorshëm për fat pa shënjestrën e duhur.

Në pjesën e dytë, Shqipëria pëson gol pikërisht në minutën e 46-t.

Gafë! Hysaj humb topin në të majtën, pasimi në qendër çon sferën te Weisman i cili gjuan dhe mposht Strakoshën, 1:0

Në minutën e 88-të, Myrto Uzuni realizon për 1:1. 

Në minutën e 90+2, Tai Baribo realizon për fitoren e Izraelit.

Izraeli kryeson me 8 pikë, pasojnë Islanda me 3, Shqipëria ka vetëm 1 pikë.

Zvicra trondit Spanjën duke e mundur me rezultat 2:1 në stadiumin "La Romareda" në Zaragoza.

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u paraqitën titullarë, me shokë treguan lojë të madhe dhe importuan tre pikë me peshë të madhe. 

Akanji në minutën e 21-të kaloi në epërsi zviceranët.

Në minutën e 55-t, Jordi Alba realizon për 1:1, por pas tre minutave (58’) Breel Embolo siguron fitoren e (1:2) e Zvicrës.

Në minutën e 68-t, Xherdan Shaqiri u zëvendësua nga Ndoye.

Portugalia kryeson me 10 pikë, pasojnë Spanja 8, Zvicra 6 dhe Republika e Çekisë 4. Çekët rrezikojnë shumë që të bien në Ligën B. 

Izraeli - Shqipëria 2:1
Stadiumi "Bloomfield" në Tel Aviv.
Gjyqtar: D. Rumsas (Lituania).
Shënues: Weisman (46’), Baribo (90+2’) – Uzuni (88’).
Kartona të verdhë: Haziza, Weisman – Ajeti, CIkalleshi.
Izraeli: Glazer, Dasa, Miguel Vitor (Shlomo 87’), Goldberg (Gropper 73’), Leidner (D. Glazer 73’), Konichowski, Lavi, Karzev, Haziza, Abada (Atzili 77’), Weisman (Baribo 86’).
Shqipëria: Strakosha; Balliu (Veseli 46’), Ismajli, Ajeti (MIhaj 78’), Hysaj; Gjasula, Laçi, Abrashi (Ramadani 67’), Asllani (Bajrami 67’), Broja, Cikalleshi (Uzuni 78’).

///////////////////////////////////

88’ Myrto Uzuni barazon rezultatin 1:1

86' Ndeshja po shkon drejt fundit.

79’ Shqipëria po shpreson në barazim.

Izraeli - Shqipëria 1:1

Stadiumi "Bloomfield" në Tel Aviv.
Gjyqtar: D. Rumsas (Lituania).
Shënues: Weisman (46’).
Kartona të verdhë: Haziza, Weisman – Ajeti, CIkalleshi.
Izraeli: Glazer, Dasa, Miguel Vitor, Goldberg (Gropper 73’), Leidner (D. Glazer 73’), Konichowski, Lavi, Karzev, Haziza, Abada (Atzili 77’), Weisman.
Shqipëria: Strakosha; Balliu (Veseli 46’), Ismajli, Ajeti, Hysaj; Gjasula, Laçi, Abrashi (Ramadani 67’), Asllani (Bajrami 67’), Broja, Cikalleshi.
72' Nedim Bajrami (Shqipëri) u mundua por pa sukses.

68' Nedim Bajramin (Shqipëri) zëvendëson Kristjan Asllanin.

67’ Presion i madh të Shqipëria.

Izraeli - Shqipëria 1:0
Stadiumi "Bloomfield" në Tel Aviv.
Gjyqtar: D. Rumsas (Lituania).
Shënues: Weisman (46’).
Kartona të verdhë: Haziza - Ajeti
Izraeli: Glazer, Dasa, Miguel Vitor, Goldberg, Leidner, Konichowski, Lavi, Karzev, Haziza, Abada, Weisman.
Shqipëria: Strakosha; Balliu (Veseli 46’), Ismajli, Ajeti, Hysaj; Gjasula, Laçi, Abrashi; Asllani; Broja, Cikalleshi.

62' Nëse humb Shqipëria, merr fund mundësia për vend të parë.

58' Sokol Cikalleshi godet me kokë por mbi traversë.

Në minutën e 55-t, Jordi Alba realizon për 1:1, por pas tre minutave Breel Embolo kalon në epërsi (1:2) Zvicrën.

64' Dolev Haziza (Izrael) ndëshkohet me të drejtë nga arbitri.

51' Rezultat i keq për Shqipërinë.

Izraeli - Shqipëria 1:0

Stadiumi "Bloomfield" në Tel Aviv.
Gjyqtar: D. Rumsas (Lituania).
Shënues: Weisman (46’).
Kartona të verdhë: Ajeti
Izraeli: Glazer, Dasa, Miguel Vitor, Goldberg, Leidner, Konichowski, Lavi, Karzev, Haziza, Abada, Weisman.
Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Hysaj; Gjasula, Laçi, Abrashi; Asllani; Broja, Cikalleshi.

46' Shon Weissman kalon në epërsi Izraelin. Gafë e pabesueshme e kuqezinjve! Hysaj humb topin në të majtën, pasimi në qendër çon sferën te Vaisman i cili gjuan dhe mposht Strakoshën, 1-0

46' Pjesa e dytë pritet të jetë më dinamike.

Përfundoijnë pjesët e para, Izraeli - Shqipëria 0:0, Spanja - Zvicra 0:1 dhe Republika e Çekisë - Portugalia 0:2.

45' Shqipëria po tregon lojë të mirë.

43' Ndeshaj po shkon drejt fundit të pjesës së parë.

Izraeli - Shqipëria 1:0

Stadiumi "Bloomfield" në Tel Aviv.
Gjyqtar: D. Rumsas (Lituania).
Shënues:Weissman (46').

Kartona të verdhë: Ajeti.

Izraeli: Glazer, Dasa, Miguel Vitor, Goldberg, Leidner, Konichowski, Lavi, Karzev, Haziza, Abada, Weisman.
Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Hysaj; Gjasula, Laçi, Abrashi; Asllani; Broja, Cikalleshi.

39' Nuk ka gola në Tel Aviv..

37' Lojë e mirë nga të dy kombëtaret.

34' Izareli dhe Shqipëria synojnë golin!

32'  Shqipëria është me fat në këto momente. Abada i del topi pas një përplasje dhe tenton portën nga pozicion i favorshëm për fat pa shënjestrën e duhur.

30' Izareli - Shqipëria 0:0.

27' Goditja e lirë nga Kristjan Asllani (Shqipëri) përfundon në duart e portierit.  

21' Manuel Akanji realizon për 0:1 pas asistimit të Vargas.

16' Sokol Cikalleshi (Shqipëri) lëshon një goditje të fortë nga distanca që fluturon mbi traversë.

13' Izraeli në vështirësi.

11' Shqipëria po tregon lojë të mirë. 6' Armando Broja (Shqipëri) me një mundësi të pastër për të shënuar gol. Ai ishte brenda zonës së gjashtë metrave dhe u përpoq ta fuste topin në këndin e poshtëm të djathtë, por u mohua nga një pritje e shkëlqyer.

1' Pritet lojë e hapur.

Shqipëria kërkon fitore në duel me Izraelin në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kombeve, divizioni B.

Shqipëria është e mobilizuar deri në pikën e fundit që të kthehet me pikë. 

Izraeli kryeson me 5 pikë në grupin 2, pasojnë Islanda 3, Shqipëria 1 pikë.

Salihi zbulon gjithçka para duelit me Izraelin

Zv.trajneri i Kombëtares, Hamdi Salihi dha një deklaratë të shkurtër para duelit ndaj Izraelit që Shqipëria do të zhvillojë duke filluar nga ora 20:45. Në prononcimin, shkodrani u shpreh:

“Për momentin  i vetmi shqetësim ka qenë Uzuni, e ka tendinë të rënduar. Nuk mund të luajë për 90 minuta, ka folur edhe me mjekun në Spanjë, shpresojmë ta aktivizojmë disa minuta në qoftë se duhet në pjesën e dytë. Shpresojmë që loja të shkojë mirë dhe të ruhet për ndeshjen tjetër Uzuni.

Jemi munduar të pozicionohemi me 4-3-1-2 në formë romb, por nuk ka një formulë magjike për skemën, rëndësi ka interpretimi, sakrifica, dëshira. Çdo skemë ka avantazhet dhe të mirat e saj. Duhet të afrojmë më shumë”, u shpreh Salihi.

Reja ndryshon para “finales”, por Bajrami mbetet në stol

Shqipëria luan mbrëmjen e sotme “finalen” e parakohshme të Ligës së Kombeve, pasi një fitore e bën pretendenten kryesore për vendin e parë në grup dhe çdo rezultat tjetër ia “vret” shpresat për këtë objektiv.

Ashtu siç e pati paralajmëruar SuperSport gjatë dy ditëve të kaluara, trajneri Edi Reja ka ndryshuar skemën në prag të këtij takimi, duke zgjedhur të luajë me një 4-3-1-2, teksa në majë të sulmit i ka besuar dyshes Cikalleshi-Broja, të mbështetur nga Kristjan Asllani pas shpine.

Në portë është Strakosha i përzgjedhuri, ndërsa në mbrojtje, Ajeti luan në krah të Ismajlit në qendër, me Hysajn e Balliun nga krahët. Sa i përket mesfushës, konfirmohet Gjasula e Abrashi, të cilët do të kenë në krah edhe Qazim Laçin.

Formacionet zyrtare:
Izraeli (4-3-3): Glazer; Dasa, Miguel Vitor, Goldberg, Leidner; Kanichovsky, Lavi, Karzev; Haziza, Ëeissman, Abada

Shqipëria (4-3-1-2): Strakosha; Balliu, Isamajli, Ajeti, Hysaj; Gjasula, Abrashi, Laçi; Asllani; Cikalleshi, Broja.

Bulku: Nuk ka rëndësi skema, fitojmë nëse japim maksimumin

Ndihmësi i trajnerit Reja, Ervin Bulku foli për mikrofonin e SuperSport në prag të transfertës ndaj Izraelit, ku shpjegoi zgjedhjet në formacion dhe deklaroi se synimi i kuqezinjve është marrja e tre pikëve, për të shpresuar për vendin e parë në grup.

Kemi një 4-4-2 apo 4-3-1-2? Si është zgjidhja e trajnerit dhe kush do të luajë pas sulmuesve?
Më e rëndësishme sesa vendosja, do të jetë ajo se çfarë do të japin djemtë në fushë. Shpresoj të jenë të gjithë në formë të mirë dhe të japin maksimumin, me shpresën që të kemi me vete edhe fatin, për të dalë me tre pikë nga kjo sfidë.

A ju krijon vështirësi fakti që po ndryshoni skemë?
Nuk ka shumë kohë për të punuar me kombëtaren, pasi ka pak ditë në dispozicion. Megjithatë grupi është i njëjtë prej kohësh dhe e kanë më të lehtë të kuptojnë detyrat e tyre në fushë.

Pse Kombëtarja vuan të shënojë gola me goditje standarde apo me skema si në kohën tuaj?
Ne punojmë shpesh me këto, por nuk është e thjeshtë t’ia dalësh. Megjithatë nuk ka rëndësi si vjen goli, por të shënojmë dhe të fitojmë ndeshjen.

https://www.supersport.al/formacionet-zyrtare-reja-ndryshon-para-finales-por-bajrami-mbetet-ne-stol.

Live 20.45: Formacionet e Izrael - Shqipëri

Shqipëria do të zbresë sot në fushë për t’u përballur në transfertë kundër Izraelit. Kombëtarja kuqezi është në kërkim të fitores së parë në Grupin 2 të Ligës B pas barazimit me Islandës dhe humbjës së pësuar në shtëpi kundër Izraelit.

Skuadrës së Reja-s i duhet patjetër fitorja mbrëmjen e sotme për të mbajtur gjallë ëndrrën e ngjitjes në Ligën A të Nations League.

Për ta bërë një gjë të tillë trajneri i kombëtares ka zgjedhur t’ia besojë sulmin dyshes Broja-Cikalleshi, të cilët do të jenë të mbështetur nga Asllani.

Në mesfushë do të rreshtohen nga minuta e parë Gjasula, Laçi, dhe Abrashi, ndërsa katërshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Balliu, Ismajli, Ajeti dhe Hysaj. Në portë Strakosha.

IZRAEL (4-3-3): Glazer, Dasa, Miguel Vitor, Goldberg, Leidner, Konichowski, Lavi, Karzev, Haziza, Abada, Weisman.

SHQIPËRI:  (4-3-1-2): Strakosha; Balliu, Ismjali, Ajeti, Hysaj; Gjasula, Laçi, Abrashi; Asllani; Broja, Cikalleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat