Provokuan Kosovën! Mediumi serb: Ky është fati që e pret kombëtaren tonë në Katar

Futboll

Provokuan Kosovën! Mediumi serb: Ky është fati që e pret kombëtaren tonë në Katar

Nga: K. Goca Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 22:49
Provokimet serbe në Katar

FIFA është duke hetuar skandalin e kombëtares së Serbisë në futboll, të cilët e kanë paraqitur hartën provokuese ndaj Kosovës, para ndeshjes me Brazilin. 

Mediumi serb “Kurir” ka shkarravitur me stilin e tij, se dënimi nuk duhet të jetë drastik. 

“Ky është fati që e pret kombëtaren tonë në Katar!

Nëse nga hetimet e FIFA-s konstatohet se flamuri “Jo dorëzim” ka përfunduar vërtet në dhomat e zhveshjes së Serbisë, si dhe nëse e interpretojnë si mesazh politik, FSS do të ndëshkohet”, shkruan ky farë mediumi.

Tani ky medium i njohur për propagandën e sojit të tyre, mundohet të gënjejë, duke shkruar se flamuri ka qenë në tribuna në Doha dhe jo në teshatore. 

“Qëndronte në tribuna dhe e pamë në TV në disa raste.

Ky nivel i shkeljes nuk duhet të ketë me vete sanksione drastike. Është e sigurt që nuk do të ndëshkohemi me heqjen e pikëve, as me ndonjë përjashtim nga Botërori.

Siç mësojmë, FSS do të kalohet me gjobë në rast se FIFA e vlerëson këtë si shkelje”, shkruan mes të tjera ky medium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat