Fury kundër Ronaldos

Futboll

Fury kundër Ronaldos

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:07
Fury kundër Ronaldos

Cristiano Ronaldo përfundoi në stol ndeshjen e fundit të Portugalisë në Kupën e Botës teksa se tashmë ylli luzitan nuk është më ai i dikurshmi dhe shifra në pasaportë ka nisur të bëhet faktor edhe për një si ai, që përkujdeset deri në perfeksion për fizikun. Së fundmi, në lidhje me temën “Ronaldo” është shprehur edhe kampioni i peshave të rënda në boks, Tyson Fury. Britaniku thekson se mosha nuk pyet për askënd teksa e krahason CR7 me Wladimir Klitschko, rivalin e tij të dikurshëm.

“Në sport ndonjëherë nuk ka të bëjë nëse je më i mirë se kundërshtari, mosha nis edhe kthehet në faktor.

Nëse je 39-vjeçar, (mosha e Klitschkos kur u ndesh me Fury) atëherë nis edhe bie, sado që të pretendosh të kundërtën. Nëse sheh Cristiano Ronaldon, ai është 37-vjeç dhe është i shoqëruar nga doktorët më të mirë, fizioterapistët më të mirë.

Ka jetuar në mënyrën më perfekte, por edhe Ronaldo tashmë ka nisur rënien. Mosha nuk fal askënd, nuk ka rëndësi kush je, apo nëse ke pirë alkool gjatë jetës apo jo.  Në fund, mosha nuk pyet për askënd”, u shpreh ai që njihet edhe nofkën, The Gypsy King/

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat