Trajneri i Flamurtarit u përplas me stafin e Dinamos, si nisi sherri në Vlorë pas penalltisë

Futboll

Trajneri i Flamurtarit u përplas me stafin e Dinamos, si nisi sherri në Vlorë pas penalltisë

Më: 20 mars 2023 Në ora: 21:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Dinamo mposhti në Vlorë 0-1 Flamurtatin falë një penalltie të diskutueshme në minutën e 82′ të realizuar nga Denilson.

Por pas penalltisë së miqëve, plasi sherri teksa stafi i vlonjatëve protestoi te gjyqtarët. Trajneri i Flamurtarit, Marcelo Troisi, nuk pëlqeu mënyrën se si festoi stafi i bluve dhe shkoi të përballej me ta.

Ai u kacafyt me drejtorin e Dinamos, Ermal Barushi, duke bërë që situata të tensionohej edhe më shumë.

Në fund, gjyqtari Kreshnik Cjapi, i nxori të dyve kartonin e kuq, duke i larguar drejt dhomave të zhveshjeve, ndërsa tifozët vendas të revoltuar hodhën shishe në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat