Sulmuesi nga Kosova, Bajram Nebihi, sezonin e ardhshëm do të luajë në kampionatin finlandez tek skuadra Inter Turku. Pasi u nda me ekipin gjerman Union Berlin e cila militon në Bundesliga 2, Nebihi ishte në negociata me Vllazninë e Shkodrës, por nuk arriti marrëveshje.