Messi trondit Barcelonën!

Futboll

Messi trondit Barcelonën!

Më: 8 shtator 2016 Në ora: 13:10
Lionel Messi

Nuk ka aspak lajme të mira për Luis Enriquen. Tabloidi i njohur "The Sun" raporton se Messi do t’i nënshtrohet një operacioni pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen mes Argjentinës dhe Uruguait në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2018.

Disa ditë më parë ishte vetë argjentinasi ai i cili qetësoi tifozëtduke i siguruar që do të rikthehet shumë shpejt por pa vendosur datë fikse.

Në krahun tjetër mediat britanike kanë përfolur se nëse Messi inënshtrohet këtij operacioni do të mungojë rreth 4 muaj.

Sipas burimeve të "The Sun" deklarata e Messit është bërë për të qetësuar tifozëtpor në realitet ai vazhdimisht ndjen dhimbje. "Pleshti" do të ishte një mungesë e madhe për Barcelonën që nuk është se ka shumë alternativa në sulm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat