Fernandez: Barcelona e fortë edhe pa Messin

Futboll

Fernandez: Barcelona e fortë edhe pa Messin

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 16:15
Lionel Messi

Abelardo Fernandez, trajneri i Sporting Gijonit, mendon se Barcelona është shumë e fortë edhe pa Lionel Messin

Lionel Messi do t’i mungoj Barcelonës për tre javë, pasi u lëndua në ndeshjen ndaj Atletico Madridit. Por, trajneri i Sporting Gijoni, Abelardo Fernández, mendon se Barcelona është shumë e fortë edhe pa Lionel Messin

 "Nuk ka rëndësi nëse Messi luan apo jo, për shkak se Barcelona ka lojtarë të mahnitshëm dhe një skuadër të madhe," tha Fernández, i cili ka luajtur për Barcelonën mes viteve 1994 -2002.

"Messi është një lojtar super-dominant, por Barcelona ka një skuadër të jashtëzakonshme. Messi ka munguar edhe në të kaluarën, por  rezultati nuk ka ndryshuar”, ka theksuar ai.

Sporting Gijon dhe Barcelona do të përballen sot nga ora 16:15.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat