Fitorja vendimtare e Zvicrës kundër Hungarisë, vetëm një shqiptar vlerësohet "dobët"

Futboll

Fitorja vendimtare e Zvicrës kundër Hungarisë, vetëm një shqiptar vlerësohet "dobët"

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 tetor 2016 Në ora: 11:42
Admir Mehmedi

Dy ndeshje, dy fitore. Ky është bilanci më i mirë i helvetëve, pasi të dyja ndeshjet kanë qenë kundrejt kundërshtarëve më të mëdhenj në grup: Portugalisë dhe Hungarisë. Ndoshta fitorja e dytë ishte pak me fat, pasi dyherë helvetët nuk arritën të mbrojnë epërsinë kundrejt hungarezëve, shkruan botasot.info.

Por çfarë nota fituan lojtarët e Zvicrës?

Yann Sommer-5, Stephan Lichtsteiner-3, Fabian Schar-4, Nico Elvedi-4, Ricardo Rodriguez-5,  Breel Embolo - 5,  Haris Seferovic-4.

Valon Behrami ishte agresiv, i pamposhtur në mesfushë dhe asistues në golin e dytë, vlerësohet me notën 5.

Blerim Xhemaili ishte asistues dhe formoi dy shanse të pastra për gol, vlerësohet me notën 4, Xherdan Shaqiri formoi një akcion klasik për 1:0, megjithatë nuk është ai që duam të shohim, 4.

Admir Mehmedi ishte i pasigurtë, veçanërisht në pjesën e dytë - nota 3.

6 super

5 mirë

4 mjaftueshëm

3 dobët

2 shumë i dobët

1 i panevojshëm./BS/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat