Buffon mbush 39 vjet, Juve e quan lider frymëzues dhe fitues të lindur

Futboll

Buffon mbush 39 vjet, Juve e quan lider frymëzues dhe fitues të lindur

Më: 28 janar 2017 Në ora: 17:32
Portieri legjendar i Juventusit, kapiteni i skuadrës, Gianluigi Buffon

Portieri legjendar i Juventusit, kapiteni i skuadrës, Gianluigi Buffon, ka mbushur plot 39 vjet dhe ende qëndron në nivelet më të larta të futbollit. ‘Zonja e Vjetër’ e ka uruar me fjalët më të mira ikonën e tyre, të cilën e quajtën lider frymëzues.

Gianluigi Buffon po vazhdon të mahnit botën e futbollit edhe për kundër se sot ai mbush 39 vjet, por që ende vazhdon të qëndroj një nga pikat më të forta të skuadrës së Juventusit, kampionit aktual të Italisë, apo kampionit të pesëfishtë radhazi.

Portieri italian ka arritur të bëhet ikonë e klubit Bianconeri dhe idhull i tifozëve të skuadrës me pritjet e tij magjike, duke shpëtuar në shumë raste skuadrën e tij dhe duke e dërguar në majat e garave evropiane dhe të Italisë skuadrës e Juventusit, por edhe Italinë në kampionate evropiane dhe botërore.

Juventus është përkujdesur që sado pak të falënderoj kapitenin e tyre, pasi në urimin zyrtar për ditëlindje e kanë quajtur si lider të skuadrës dhe fitues të lindur.

“Portier i klasit botëror, lider frymëzues, fitues i lindur. Urime ditëlindjen, Gianluigi Buffon!”, shkruan në urimin e ditëlindjes së faqes zyrtare të klubit.

“Magjia mund të vazhdoj gjatë”, shkruhej në videon e bashkangjitur nga urimi.

Ndryshe, Buffon është duke e luajtur sezonin e 16-të me ‘Zonjën e Vjetër’, ku është paraqitur për plot 475 ndeshje zyrtare, duke fituar shumë e shumë tituj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat