E pabesueshme çfarë po ndodh me peticionin për përsëritjen e ndeshjes Barcelona – PSG

Futboll

E pabesueshme çfarë po ndodh me peticionin për përsëritjen e ndeshjes Barcelona – PSG

Më: 13 mars 2017 Në ora: 09:19
Barcelona – PSG

Tashmë është hapur një faqe ku kërkohet përsëritja e ndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe PSG-së

Barcelona të mërkurën mposhti 6:1 PSG-në në kuadër të Ligës së Kampionëve de arriti të përmbyste rezultatin e ndeshjes së parë prej 4:0 për të kaluar në çerekfinale.

Por, gjatë kësaj ndeshje pretendohet se u bënë disa gabime nga gjyqtari gjerman Deniz Aytekin dhe kjo ka bërë që shumë tifozë të jenë të pakënaqur.

Sipas asaj që raporton Goal, deri më tani mbi 200 mijë persona kanë qenë pro përsëritjes së ndeshjes Barcelona – PSG.

“Përsëritja e ndeshjes kërkohet si pasojë e incidenteve dhe dëmtimeve që iu bënë PSG-së si rezultat i referimit të dobët nga gjermani Deniz Aytekin, e në anën tjetër favoreve që iu bënë Barcelonës”, thuhet në arsyen se pse duhet nënshkruar ky peticion dhe duhet përsëritur kjo ndeshje.

Goal shkruan se ky numër pritet të rritet edhe më shumë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat