Shiten biletat për ndeshjen Juventus-Barcelona

Futboll

Shiten biletat për ndeshjen Juventus-Barcelona

Më: 30 mars 2017 Në ora: 23:11
Juventus Stadium

Stadiumi i Juventusit do të jetë i stërmbushur për sfidën me Barcelonën.

Ndeshja mes Juventusit dhe Barcelonës në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, ka zgjuar interesim të madh te tifozët e Juves të cilët brenda pak minutash kanë blerë të gjitha biletat që janë vënë në shitje.

Dueli mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 11 prill dhe në Juventus Stadium pritet të jetë një atmosferë e zjarrtë.

Juventusi do të tentojë të hakmerret ndaj Barcelonës, e cila dy vite më parë e kishte mposhtur në finale të Ligës së Kampionëve me rezultat 3:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat