Azpilicueta në Barcelonë? Kështu përgjigjet spanjolli

Futboll

Azpilicueta në Barcelonë? Kështu përgjigjet spanjolli

Më: 31 mars 2017 Në ora: 19:54
Cesar Azpilicueta

Cesar Azpilicueta është tejet i lumtur me interesimin e Barcelonës, por thotë se nuk dëshiron të largohet nga “Stamford Bridge”

Barcelona vazhdon të kërkojë një zëvendësues për Dani Alves, i cili u largua verën që lamë pas në drejtim të Juventusit.

Në mesin e shumë lojtarëve, edhe Cesar Azpilicueta është në radarin e Barcelonës.

Por, mbrojtësi spanjoll thotë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea, pavarësisht se ndihet i privilegjuar me interesimin e katalanasve.

“E vërteta është se jam duke menduar vetëm për Chelsean, ndihem i dashur këtu”, tha fillimisht ai për “The Guardian”.

“Kam qenë këtu për pesë vite dhe para pak kohësh kam vazhduar edhe kontratën. Natyrisht është diçka e mrekullueshme të lidhesh me Barcelonën, do të thotë se po luan mirë, por unë jam i lumtur këtu”, shtoi më tej Azpilicueta për “The Guardian”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat