Xavi zbulon dy lojtarët që Barcelona duhet t’i blejë në verë

Futboll

Xavi zbulon dy lojtarët që Barcelona duhet t’i blejë në verë

Më: 14 prill 2017 Në ora: 21:16
Legjenda e Barcelonës, Xavi

Legjenda e Barcelonës, Xavi ka folur për përforcimet që duhet të bëj ish skuadra e tij.

Ai në krye të listës ka rreshtuar lojtarë si Paulo Dybala dhe Marco Verratti.

“Verratti do të ishte ideal për Barcelonën. Natyrisht që Rakitic po bën një punë të mrekullueshme, të madhe. Mendoj që është adaptuar shumë mirë në futbollin e Barcelonës”.

“Ndoshta se puna e tij nuk vërehet aq shumë, dhe për këtë njerëzit nuk i japin aq shumë merita”.

“Por po, Verratti mundet të luajë për Barcelonën, pa asnjë dyshim. Ai ma kujton vetën kur isha te Barcelona si lojtar”.

“Dybala do të ishte një opsion mjaftë i mirë për të ardhmen e Barcës. Por do të ishte e vështirë pasi që Barcelona tani ka lojtarët më të mirë ën botë dhe do të ishte e vështirë që dikush të futej në mes”, ka thënë Xavi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat