“Më mirë kampion në Ukrainë se sa ta fitoja Ligën e Kampionëve me Barcelonën”

Futboll

“Më mirë kampion në Ukrainë se sa ta fitoja Ligën e Kampionëve me Barcelonën”

Më: 2 maj 2017 Në ora: 00:07
Mbrojtësi kroat i Shakhtarit, Darijo Srna

Mbrojtësi kroat i Shakhtarit, Darijo Srna, ka folur për interesimin e Barcelonës gjatë afatit kalimtar veror.   

Mbrojtësi i djathtë ishte konsideruar nga shumë si pasardhës i Dani Alves te Barcelona, por ai nuk mendoi ashtu.

Edhe pse u kërkuar nga Barcelona, Srna vendosi ta vazhdojë kontraën me Shakhtar Donetskun deri në vitin 2018.

Kroati ka thënë se kurrë nuk e ka parë veten si lojtar të Barcelonës.

“Të gjithë e dinë për spekulimet që më lidhin me Barcelonën, por zemra ime është këtu”.

“Jam i lumtur te Shakhtari. Pas 14 vitesh me këtë skuadër, nuk e konsideroj veten si pjesë të një klubi, por si pjesë të një familjeje”.

“Presidentit i kam thënë se do të isha më i lumtur duke fituar kampionatin me Shakhtarin, se Ligën e Kampionëve me  Barcelonën”, ka thënë Srna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat