Interi i bleu për 70 milionë euro, por në fund të kampionatit mund t’i largojë për më pak

Futboll

Interi i bleu për 70 milionë euro, por në fund të kampionatit mund t’i largojë për më pak

Më: 2 maj 2017 Në ora: 00:51
Joao Mario e Gabriel Barbosa

Në mediat italiane shkruhet se Interi mund ta shes dyshen Joao Mario e Gabriel Barbosa në këtë verë edhe pse për të dy u shpenzuan shumë para.

Sipas asaj që shkruan Premium Sport, dyshja do të largohen nga Interi në fund të sezonit.

Joao Mario erdhi te Interi për 40 milionë euro pas triumfit dhe paraqitjes fantastike në Euro 2016. Ai u ble nga Sporting Lisbona.

Në anën tjetër për Gabigolin u dhanë plot 29.5 milionë euro kur erdhi nga Santosi.

Dëshpëruese është fakti që ai ka zhvilluar vetëm 153 minuta dhe ka luajtur në tetë ndeshje ku ka shënuar një herë.

Ajo që çuditë është fakti se Interi do ta mbajë për sezonin e ardhshëm Marcelo Brozovicin edhe pse u flit shumë shitja e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat