Simone Zaza rrezikon të ballafaqohet me kritika nga tifozët e Juventusit.
Sulmuesi i Valencias, Simone Zaza pret që Real Madrid dhe Juventus të kualifikohen në finalen e Ligës së Kampionëve.
Por, ai ka një futbollist të preferuar i cili dëshiron të shënojë gol në finalen në Cardiff.
E ai nuk është anëtar i ish ekipit të tij.
“Si italian them Juventus”, deklaroi Zaza.
“Kam shumë shokë në Juventus. Por, në Real Madrid e kam një vlla, Alvaro Morata. Andaj, dua që ai të shënojë gol në finale”, theksoi Zaza.