Lazio-Sampdoria 7:3, Veseli me Empolin fituan tri pikë të mëdha

Futboll

Lazio-Sampdoria 7:3, Veseli me Empolin fituan tri pikë të mëdha

Nga: K. Goca Më: 7 maj 2017 Në ora: 17:14
Lojtarët e Lazios

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, me ekipin e Lazio-s, i gëzohen fitores me rezultat 7:3 kundër Sampdorisë.  Keita (2'), Immobile (19'-nga penalltia e 70'), Hoedt (36'), Anderson (38'-nga penalltia), de Vrij (45') e Luliç (65') shënuan për Lazio-n dhe Linetty (32'), Quagliarella (72' e 90'-nga penalltia) realizuan për Sampdorinë.

Skuadra e Sampdorisë nga minuta e 18-të mbeti me një futbollist me pak, kur Skriniar u përjashtua nga loja. Mbrojtësi shqiptar, Frederik Veseli, me Empolin shënuan fitore të madhe me  rezultat 3:1 ndaj Bologna-s. Veseli luajti nga minuta e 64-të dhe kontribuoi në fitore. Ledian Mumushaj luajti 66 minuta për Pescara-n, e cila si vendas pësoi humbje me rezultat 1:0 nga Crotone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat