Ramos: Nuk e meritova kartonin e kuq

Futboll

Ramos: Nuk e meritova kartonin e kuq

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 09:30
Sergio Ramos

Sergio Ramos thotë se nuk e meritoi kartonin e kuq ndaj Deportivos, por shtoi se nuk dëshiron të flasë për gjyqtarët.

Real Madridi e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri në La Liga, duke e mposhtur 3:0 Deportivon.

Por “Los Blancos” humbën kapitenin, Sergio Ramos, i cili u ndëshkua me dy të verdhë, për t’u përjashtuar nga ndeshje dhe tani do të mungojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Valencias.

“Nuk pajtohem me kartonin e kuq, por e respektoj vendimin e gjyqtarit”, tha Ramos.

“Nganjëherë zyrtarët duhet të shikojnë futbollin anglez dhe të na lënë të luajmë më shumë”.

“Më pëlqen sistemi i tyre, sepse në Evropë gjyqatrët janë më të butë”, u shpreh më tej Ramos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat