Barcelona kërkon nga Neymari 9 milionë euro

Futboll

Barcelona kërkon nga Neymari 9 milionë euro

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 17:51
Neymari

Telenovela për Neymarin ende nuk është mbyllur, prej se lojtari kaloi te Paris Saint-Germain nga Barcelona.

Barcelona ka bërë një ankesë në Federatën e futbollit spanjoll, pasi lojtari kishte marrë një bonus të madh me rinovimin e kontratës.

Lojtari në tetor kishte nënshkruar vazhdimin e kontratës, ku kishte një bonus prej 8.5 milionë eurove për besnikëri.

Barcelona beson se paratë e marra nga nënshkrimi i kontratës duhet të kthehen pas, pasi ai nuk i qëndroi besnik asaj që e nënshkroi.

Katalunasit e dinë që këtë shumë mund të mos jetë në gjendje ta paguajë lojtari dhe për këtë mund ta pres PSG-në deri në mbledhjen e fondeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat