Zidane nënshkruan kontratën e re me Realin pa negociuar fare

Futboll

Zidane nënshkruan kontratën e re me Realin pa negociuar fare

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 15:31
Zinedine Zidane

Lajmet e fundit që vijnë nga Spanja bëjë të ditur se Zinedine Zidane ka nënshkruar kontratën e re me Real Madridin deri në vitin 2020.

Zgjedhja e Florentino Perezit ka qenë perfekt dhe dëshiron ta shtyjë projektin me një marrëveshje të re.

Askush nuk e kishte vënë në dyshim që marrëveshja do të vazhdohej, por ishte vetëm çështje kohe.

Trajneri kishte kërkuar kohën e duhur për rinovimin që skuadra të mos e ndjej këtë.

Trajneri që kaloi nga Castilla në ekipin e parë, nuk ka diskutuar aspak të tremet financiare të kontratës së re.

Ai do të jetë në krye të Real Madridit deri në vitin 2020.

Zidane ka fituar shtatë trofe në dy vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat