Hashani beson se do ta mposhtin Llapin

Futboll

Hashani beson se do ta mposhtin Llapin

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2017 Në ora: 10:04
Erdin Hashani

Vllaznia nga Pozhorani synon fitoren e parë në elitën e futbollit. Debutuesi i elitës pretendon se kanë forcë për ta mposhtur Llapin mjaft të papërshtatshëm, në ndeshjen që luhet sot (16.30) në stadiumin e futbollit në Gjilan, pasi që fusha në Pozhoran nuk i plotëson kriteret ashtu si i kërkon Komisioni përkatës i FFK-së. Skuadra e Vllaznisë është e frymëzuar për sfidën e parë që do të luajë në “konak” të saj dhe kërkon tri pikë. Ndeshja është e vlefshme për javën e dytë të Superligës së Kosovës. Erdin Hashani, futbollist i Vllaznisë, shpreson në fitore.  “Normal shpresojmë në një rezultat pozitiv. Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje dhe shpresoj që të jetë fatin në anën tonë në këtë ndeshje.

Se kundër Feronikelit nuk kishim fat, sepse bëmë një lojë shumë të mirë, por fatin se kishim në anën tonë”, tha Hashani. Mbrojtësi tha se ndeshja nga ndeshja dallon, por beson se me një lojë të mirë do të arrijnë trepikëshin e parë në elitë: “Ndeshja nga ndeshja dallon, nëse e shikojmë përparësinë, atëherë ndeshjen e fundit kemi luajt shumë mirë.  Është koha ta shijojmë fitoren e parë në Superligë”. A mendoni se humbja në Drenas iu ka motivuar edhe më tepër?

“Është motiv sepse nëse e shikojmë ndeshjen e parë me Feronikelin, ata ishin favoritë, por nëse e shikojmë kur filloi ndeshja dhe si rrjedhojë loja u pa që ne ishim më favoritë se sa ata për shkak të lojës që e bëmë dhe rasteve që i patëm, por ishim të pafat. Kështu që çdo ekip është e njëjtë nëse në çdo lojë hyjmë me seriozitet dhe me angazhim maksimal”, tha Hashani. Ku është rreziku më i madh nga rivali? “Mendoj që kanë individ të mirë dhe që janë të njohur në futbollin tonë. Mendoj që do t’i neutralizojmë individët më të mirë në skuadrën e tyre, por ne besojmë në grupin e lojtarëve sepse futbolli është loje kolektive e jo individuale”, thotë Hashani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat