Oferta e fundit e Barcelonës për Coutinhon është 160 milionë euro, Liverpooli e ka pranuar

Futboll

Oferta e fundit e Barcelonës për Coutinhon është 160 milionë euro, Liverpooli e ka pranuar

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 22:12
Philippe Coutinho

Coutinho do të jetë lojtar i Barcelonës para se të mbyllet java për shifrën e 160 milionë eurove.

E gjithë kjo sipas gazetarit Duncan Castles që punon në Yahoo, versioni anglisht.

Sipas informatave të tij, Fenway Sports Group (pronarët e Liverpool) e kanë pranuar ofertën e fundit të klubit katalunas.

Oferta është në vlerë 160 milionë euro.

Coutinho është i vetëdijshëm për marrëveshjen mes klubeve, ndërsa Liverpool ka kërkuar që lojtari të bashkohet me Barcelonën pas ndeshjeve që ai do t’i zhvillojë me Brazilin.

Coutinho është një lojtar që pëlqehet shumë nga trajneri i ri Ernesto Valverde.

Braziliani mund të luajë në disa pozita si më pozicionet e sulmit ashtu edhe të mesfushës.

Më të në formacion Barcelona mund ta provojë edhe sistemin 4-2-3-1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat