Kampioni vazhdon me fitore, një pikë larg liderit

Futboll

Kampioni vazhdon me fitore, një pikë larg liderit

Nga: Kemajl Goca Më: 11 tetor 2017 Në ora: 16:03
KF Trepça '89

Trepça ’89 nga Mitrovica vazhdon me fitore në elitën e futbollit të Kosovës. Kampioni në fuqi arkëtoi tri pikë domethënëse, duke e mposhtur me rezultat 3:0 Besën nga Peja, në kuadër të javës së nëntë. Pejanët pësuan edhe një humbje, duke e përkeqësuar edhe me shumë renditjen në klasifikim.

Në minutën e 21-të, Hasan Hyseni, sikurse të ishte më i qetë do të shënonte kur doli i vetëm me portierin e Besës. Në fund të pjesës së parë vendasit udhëheqin me rezultat 1:0. Sulmuesi më i mirë në elitë, Otto John realizon me goditje nga rreth 16-17 metra.  Në minutën e 71-të, gjithçka vuloset kur John sërish shënon për 2:0. Në minutën e 79-të Shpëtim Idrizi asistoi, kurse Florent Hasani realizoi për 3:0.Trepça ’89 ngjitet në vend të dytë me 16 pikë, ka një me pak se lideri Llapi nga Podujeva, ndërsa Besa mban pozitën e dhjetë me 9 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat