Trajneri sulmon gazetarin

Futboll

Trajneri sulmon gazetarin

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 11:23
Madjer

Për Madjer, trajnerin e kombëtares së Algjerisë, tensioni ka qenë në mënyrë të qartë në rritje. Ndërsa Mahrez hapi gojën për të dhënë një përgjigje karshi pyetjes së një gazetari në konferencën për shtyp, trajneri vuri dorën mbi shpatullën e tij, përpara se ta pyeste me qetësi, në atë që përkthehet në gjuhën angleze si “Riyad, më jep dy sekonda”. Mahrez i befasuar e lejoi trajnerin e tij të flasë, përpara se të kuptonte se Madjer ishte duke i ngritur tonet për shkak të frustrimit.

“Z.Djebor, gazetari kombëtar, ju jeni armiku i ekipit kombëtar, – filloi Madjer. – Unë them se në publik, më dëgjoni të gjithë. Ju respektoj të gjithëve, por atë jo. Mbylle gojën! Mbylle, mbylle! Largohu dhe lëre brezin e ardhshëm të bëjë punën”. Ndërkohë, lojtari i Leicesterit, Mahrez, në mënyrë të qartë nuk e dinte se ku duhet të shihte, me sa duket, i zhgënjyer dhe i zënë ngushtë nga “spektakli”. Duke rimarrë një moment të vockël qetësie, trajneri Madjer përparoi duke shtuar: “Pyetja tjetër, ju lutem”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat