Barca me goleadë kalon më tutje në Copa del Rey

Futboll

Barca me goleadë kalon më tutje në Copa del Rey

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 21:57
Barca është kualifikuar për një raund tjetër në Kupën e Mbretit.

Barcelona ka shënuar fitore në kuadër të Copa del Rey.

Katalunasit kanë triumfuar edhe në ndeshjen e kthimit kundër Real Murcias me rezultat 5-0.

Barca ka shënuar një gol në pjesën e parë ndërsa tre të tjerë në të 45 minutshin e dytë.

Paco Alcacer ishte realizator në të 16 minutë për vendasit, i cili shfrytëzoi një pasim të saktë të Aleix Vidalit.

Edhe në vazhdim pati disa raste për shënim, por që nuk arriti të gjente rrugën e golit gjatë 45 minutshit të parë.

Në pjesën e dytë kataluansit shënuan dy gola mjaft të bukur për të vulosur edhe përfundimisht triumfin.

Sërish asistues ishte Vidal, por në të 56 minutën golashënues ishte Gerard Pique.

Pasi shërbeu në dy raste bashkëlojtarët, Vidalit i erdhi rendi të shënoi gol në të 60 minutë pasi mori një pasim të saktë të Semedos.

Ky i fundit sërish asistoi në të 75 minutë tek Denis Suarez, i cili shënoi golin e katërt për vendasit. Vetëm pas pesë minutave të golit të D.Duarezit, Arnaiz Diaz Jose shënoi golin e pestë të katalunasve.

Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu, Barcelona triumfoi me rezultat prej 5-0.

Pas kësaj, Barca është kualifikuar për një raund tjetër në Kupën e Mbretit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat