E pabesueshme, Barca mbetet vetëm me Yerri Minan, s’ka asnjë mbrojtës tjetër

Futboll

E pabesueshme, Barca mbetet vetëm me Yerri Minan, s’ka asnjë mbrojtës tjetër

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 12:21
Barcelona

Ndeshja me Getafen nuk duket të jetë aq e lehtë për Barcelonën në letër. Ernesto Valverde ka mbetur pa të gjithë qendërmbrojtësit startues. Yerri Mina është i vetmi qendërmbrojtës që do të jetë në dispozicionin e trajnerit të skuadrës katalonase.

Mbrojtësi kolumbian do të nisë ndeshjen nga minuta e parë, por që dilema do të jetë se kush do të jetë partner i tij. Busquets dhe Roberto janë dy alternativat më të mundshme që Valverde do t’i përdorë për ndeshjen e nesërme në mbrojtje.

Pique dhe Vermaelen nuk kanë trajnuar fare me grupin për shkak të lëndimeve ndërsa Umtiti nuk mund të luaj për shkak të kartonëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat