Selmani ka dy fjalë për Fadil Vokrrin

Futboll

Selmani ka dy fjalë për Fadil Vokrrin

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 14:59
Skënder Selmani

Para pak ditëve është shkruar se kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka njoftuar anëtarët e KE-së se së shpejti pritet të mbajë një takim me prokurorin e shtetit, të cilit do t’ia shtrojë kërkesën për angazhimin e një prokurori vetëm për futbollin. Skënder Selmani, ish-anëtarë i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet 1991-95, nënkryetar i referëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri, Kosovë-Shkëndijë në kohën e viteve të 90-ta, ka dy fjalë për Vokrrin.  “Inshalla nuk paska ardh puna me u angazhuar vetëm një prokuror për futboll, sepse po duket që ky bord në krye me kryetarin Vokrin paskan kapitulluar.

Qysh ju paska ardh dita me pranuar për të këqijat e tyre, por tash do të shtyhen në mes veti se kush ka më pak përgjegjësi dhe kush kujt po ia hedh fajin. Po duket se paska pas shumë trokime

Se thonë kotë një fjalë: Mos e vet se tregon vet. Për këtë bord, për këto të këqija që vet e paraqiten ka pas shumë shkrime”, ka thënë Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat