Ja si vdiq futbollisti i njohur

Futboll

Ja si vdiq futbollisti i njohur

Më: 4 mars 2018 Në ora: 12:51
Davide Astori

Një vdekje e papritur e kapitenit të Fiorentinës ka tronditur botën e futbollit. Davide Astori, gjithashtu mbrojtës i kombëtaren italiane dhe i Fiorentinës u gjet i pajetë në dhomën e hotelit ku ishte vendosur skuadra e tij në pritje të ndeshjes kundër Udineses sot. Mediat italiane hedhin dyshimet se 31-vjeçari ka vdekur nga një atak kardiak.

Tragjike eshte se ai kishte vetem dy jave qe ishte bere baba. Astori e nisi karrierën në AC Milan, ku kurrë nuk luajti një ndeshje në Serinë A, para se të shkonte në Cagliari, klubi ku ai bëri përparim të madh. Në vitin 2014, ai u transferua me huazim tek Roma, e një vit më vonë bëri një transferim të ngjashëm me Fiorentinën.

“Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, papritmas vdiq në gjumë natën e kaluar, ndërsa ishte në hotelin e ekipit duke pritur ndeshjen kundër Udineses. Ai u bë baba vetëm dy javë më parë”, shkruan FTS Football.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat