Surpriza, Barcelona interesohet për “armikun” e Mourinho-s tek United

Futboll

Surpriza, Barcelona interesohet për “armikun” e Mourinho-s tek United

Më: 28 mars 2018 Në ora: 08:11
Luke Shaw gjatë një ndeshje me Man.UTD

Barcelona mund të jetë duke u përgatitur të shpëtuar për dështimin e Manchester United Luke Shaw.

Mbrojtësi i majtë po kalon një sezon të vështirë, me trajnerin Jose Mourinho që e ka kritikuar hapur për paraqitjet e tija të dobëta.

Së fundmi ai e sulmoi në fund të ndeshjes ndaj Brighton në FA Cup, duke e quajtur të frikësuar.

Sipas Mirror, Barcelona po përgatitet për një ndërhyrje surprizë për ta marrë në Spanjë. Raporti sugjeron se gjigantët spanjollë e shohin mbrojtësin e majtë si një investim të mirë dhe janë gati të sfidojnë Chelsea-n për firmën e tij.

Shaw mund ta ketë të vështirë si tek United për të gjetur një vend titullari te Barcelona.

Jordi Alba është zgjedhja e parë dhe ai po kalon një nga sezonet më të mira në klub që kur u transferua nga Valencia në 2012.

Kontrata e Shaw tek United përfundon në fund të sezonit por me shumë mundësi klubi do të shfrytëzojë opsionin për një tjetër vit në mënyrë që të mos e humbi lojtarin me parametra zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat