Real Madrid mund t’i bëjë dhuratë Barcelonës

Futboll

Real Madrid mund t’i bëjë dhuratë Barcelonës

Më: 7 prill 2018 Në ora: 16:20
Real Madrid

Nesër do të zhvillohet ndeshja kryesore e kësaj jave në La Liga. Skuadra mbretërore Real Madrid do të pres në Santiago Bernabeu Atletico Madridin.

Real Madridi ka dështuar të fitojë 4 ndeshjet e fundit të zhvilluara në Santiago Bernabeu kundër skuadrës së Simeones në kuadër të La Ligas, tre humbje të njëpasnjëshme dhe një barazim ka arritur Reali si vendas.

Por në këtë ndeshje asnjë rezultat nuk është i mirë për “Los Blancos”, për arsye se nëse fitojnë, Barcelona do të shkëputej nga Atletiko Madrid me shumë pikë dhe me një dorë do të prekte titullin e kampionit, ku kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për t’u zhvilluar në kuadër të La Liga-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat