Ëndrra që nuk mund të prishet!

Futboll

Ëndrra që nuk mund të prishet!

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 6 maj 2018 Në ora: 14:44
Nexhmedin Bunjaku

Debate

Pa dyshim se ëndrra e çdo futbollisti është arritja e sukseseve kulminante, këto janë: të bartë fanellën e një klubi të madh dhe të suksesshëm, dhe të bartë fanellën e Kombëtares.

Është viti i dytë që Kosova është anëtare e dy instancave më të mëdha të futbollit, pra UEFA dhe FIFA, dhe mu për këtë, është rruga më e shkurtër që futbollistët tanë të shkelin në arenat ndërkombëtare nëpërmes klubit apo kombëtares.

Për dallim nga e kaluara, dy vitet e fundit, klubet janë pak sa më të organizuara edhe pse kanë pengesa në shumë çka që kërkohet me standarde apo kritere të UEFA-s, por kanë optimizmin dhe vullnetin se me kalimin e kohës, do të evitohen edhe këto pengesa. Çdo kampionat tek ne gjer tek ky i fundit, ka patur rrjedhë jo normale, kalkulime, matematika dhe degradime nga me të ndryshmet nga klubet por edhe në shume raste nga vet federata.

Pra, apel tek të gjitha klubet, Shoqata e Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës, dhe vetë Federata e Futbollit e Kosovës, por edhe të një pjesë e mediave dhe vetë gazetarët; mos nderhyni në rregullsinë e vajtjes së këtij kampionati me kalkulime dhe matematika të dëmshme për futbollin, sepse do e mbani futbollin në errësirë ashtu siç e mbajtët që gati dy dekada, mos ndërhyni të prishni ëndrrën e futbollistëve, klubeve dhe vetë tifozërisë, së paku që ky kampionat të ketë rrjedhë normale gjer në fund, dhe në fund të ngritën në piadestal ata që vërtet merituan këtë, në të kundërtën, përgjegjësia bie mbi ata që do e çrregullojnë rrjedhën e këtij kampionati dhe sanksionet do të jenë të pamëshirshme nga UEFA për ta, kushdo që të jenë, prijës të Federatës së Futbollit të Kosovës, Shoqata e Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës, klubet apo edhe individët.

Autori është ish futbollist i Dritës nga Gjilani dhe ish gjyqtar i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat