Juventus gjen zëvendësuesin e Buffon - Bota Sot
Juventus gjen zëvendësuesin e Buffon

Futboll

E enjte, 18 tetor 2018

Juventus gjen zëvendësuesin e Buffon

Më: 16 maj 2018 Në ora: 11:57
Buffon

Duke pritur zyrtarizimin e lamtumirës së Buffon, Juventusi është duke punuar intensivisht për të gjetur pasuesin e portierit legjendar.

Vitet e kaluar një ndër kandidatët potencial ishte portieri i Milanit dhe tashmë edhe i kombëtares Italiane, Donnarumma, por tashmë Juventusi po punon dhe duket se ka arritur edhe një akord me një tjetër portier.

Fjala është për portierin e Genoa-s Mattia Perin. Allegri është i bindur tashmë se për të pasur një ecuri pozitive në kampionat dhe njëkohësisht edhe në Europë është e nevojshme që të ketë në dispozicion dy portierë kryesorë.

Mediat italiane shkruajnë se tashmë është arritur akordi me Perin, i cili do të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare me 2.5 milionë euro në sezon. Ndërkohë marrëveshja me presidentin e Genoas është ende në diskutime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test