Klubi i futbollit Trepça nga Mitrovica nuk e ka namin e dikurshëm! Klubi i vetëm që ka shijuar finalen e Kupës së Marshall Titos në vitin 1978, kur kishin humbë pas 120 minutave me 1:0 nga Rijeka.
Ish futbollisti i mirënjohur drenicas, Bashkim Idrizi, kujton një foto të kohës së artë, të viti 1987, kur me Trepçën ishin në formën më të mirë dhe luftonin për t’u ngjitur në Ligën e Dytë Unike të ish Jugosllavisë. “Viti1987/88 në Trebinje me KF Trepça me shokët e klubit Ahmet Turku, Sedat Musli dhe masazhisti Habib Jusufi”, shkruan Idrizi.