Pochettino bën filozofin

Futboll

Pochettino bën filozofin

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 12:33
Pochettino

Dorëheqja e papritur e Zinedine Zidane si trajner i Real Madridit e ka vendosur atë si objektivin e parë për të drejtuar stolin e të bardhëve në vend të francezit. Mauricio Pochettino, i ndodhur në Barcelonë, mori pjesë të premten në promovimin e një libri autobiografik, të shkruar nga Guillem Balagué.

I pyetur direkt për mundësinë e drejtimit të Real Madridit, hispano-argjentinasi shpjegoi: “Unë jetoj të tashmen, nuk ka asgjë më të rëndësishme se kaq. Më pëlqen ajo që po ndodh dhe çfarë duhet të jetë, do të jetë. Jorge Griffa një herë më tha se unë duhet të lejoj që futbolli të më marrë, se nuk dua ta ndryshoj fatin tim”.

Gjithashtu, nëse shihet me aftësi për të udhëhequr një dhomë zhveshjesh si ajo e “Los Blancos”, trajneri aktual i Tottenham shtoi: “Të parat janë konceptet taktike, duhet të gjejmë identitetin e futbollit. Udhëheqja është e rëndësishme në zhvillimin e lojës. Kjo ndjeshmëri është shumë e rëndësishme”.

Pochettino konfirmoi, gjithashtu, se kontrata e tij nuk ka një klauzolë lirimi, ndaj Real Madridi e ka disi më të lehtë për të nënshkruar me të, edhe pse duhet të negociojë me “Spurs”. Trajneri rinovoi vetëm pak ditë më parë me Tottenham, deri në vitin 2023. Së fundi, lidhur me mundësitë e Argjentinës në Kupën e Botës së kësaj vere, Pochettino tha: “Gjithmonë duket favorite e mirë, sidomos duke pasur një yll si Leo Messi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat