Galatasaray ka arritur marrëveshje për Nagatomon?

Futboll

Galatasaray ka arritur marrëveshje për Nagatomon?

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 21:08
Yuto Nagatomo

Mediat turke raportojnë se Galatasaray do të nënshkruajë me Yuto Nagatomon për 2.8 milionë euro.

Mbrojtësi i Interit e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar te klubi nga Stambolli që tash dëshiron ta blejë kartonin e tij.

Futbollisti japonez nuk kishte klauzolë për blerje në marrëveshje me Galatan, mirëpo klubi nga Superliga turke dëshiron ta mbajë në skuadër.

Përfaqësues të të dyja palëve kanë biseduar për shitjen e lojtarit dhe sipas Aksam, cmimi është caktuar në 2.8 milionë euro.

Nerazzurrët kanë kërkuar 4.5 milionë euro, mirëpo Nagatomo e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë te Galatasaray, prandaj klubi italian e ka ulur kërkesën.

Nagatomo është pjesë e Interit që nga viti 2011 kur u transferua nga FC Tokyo.

Në Itali, ai fillimisht kishte luajtur te Cesena në formë huazimi dhe pastaj e blenë zikaltrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat